Hapësire reklamuese

Politikë

Rama më lëvdata për Erdoganin: Shqiptarët s’ju harrojnë për 3 momente të rëndësishme

Shkruar nga Newsbomb

Teksa opozita po zhvillon protestë kombëtare përpara Kryeministrisë, Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan firmosën pasditen e sotme në Anakra 6 marrëveshjet me qëllim përforcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Gjatë fjalës së tij nga Ankaraja kryeministri Rama falenderoi presidentin turk dhe Turqinë për ndihmën e madhe që vendi i ka ofruar Shqipërisë në momentete e saj më kritike.

Rama kujtoi 3 nga momentet më të vështira të Kosovës dhe Shqipërisë, në të cilat Turqia u është gjendur shqiptarëve pranë: njohjen e Kosovës, ndihmën e dhënë nga Turqia pas tërmetit të vitit 2019 dhe ndihmën e dhënë nga Turqia gjatë pandemisë së Covid-19.

Gjithashtu Rama kujtoi ndërtimin e spitalit memorial  të Fierit nga Turqia.

Edi Rama: Shumë faleminderit për fjalët të një miqësie të posaçme, por e kam të pamundur të mos bëjë një sqarim. Zoti president ne nuk kemi vënë bast për spitalin, sepse në Turqi janë të ndaluara me ligj, ndërsa në Shqipëri lejohen vetëm online. Ju e fituat bastin me shqiptarët për spitalin. Ai spital ishte investimi i parë publik në botë me 3 milion supervizorë ditë për ditë. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët. Dua tu falënderoj për mikpritjen e dua të them ndoshta duke e përsëritur por besoj se sa herë flitet në këtë nivel për marrëdhëniet me Shqipërinë shqiptarët Shqipëria Kosova nuk mund të harrojnë tre gjëra që mbeten në kujtesën tonë për sot dhe për nesër. E para falë jush dhe qeverisë tuaj Kosova u njoh si republikë e pavarur pas minuta pasi parlamenti i saj shpalli pavarësinë. E dyta kur Shqipëia u godit nga një tërmet me pasoja të rënda ju ishit i pari që komunikuat me mua, më thatë që sa të jetë Turqia Shqipëria nuk do të jetë kurrë vetëm dhe morë iniciativën publike për ndërtimin e 500 apartamenteve të reja dhe e treta kur Shqipëria bashkë me popujt e tjerë të rajonit u ndjenë si peshku pa ujë në momeëntin kur bota u godit nga Covid, dhe teksa shikonim nëpër ekranet e tv europiane fillimin e vakisnimit ne Europë, nëse nuk do ishte Turqia dhe ju personalisht kushedi se sa njerëz do të kishin humbur jetën. Këto janë 3 momenete mes jetës dhe vdekjes që nuk harrohen kurrë.

Marrëveshjet e nëshkruara sot mes Shqipërisë dhe Turqisë janë:

1. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.

2. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.

3. Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.

4. Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

5. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.

6. Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar

Lexo edhe: “Qendrojmë pranë popullit shqiptar”, Rama dhe Erdogan nënshkruajnë 6 marrëveshje

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese