Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama me kritika për Drejtësinë: Dënuan një zyrtare për një arkë peshk, por vonon për ata që vranë protestuesit në bulevard

Shkruar nga Newsbomb
Rama me kritika për Drejtësinë: Dënuan një zyrtare

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë të gjatë në Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka folur mbi disa tema.

Kryeministri përmendi disa herë edhe SPAK dhe Drejtësinë. Ai shprehu kritika për drejtësinë duke thënë se ish-zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda u dënua me 10 muaj burg, për një armë peshk, teksa tha se po vonon drejtësia për ata që vranë protestuesit në Bulevard.

“Edhe kush i vrau protestuesit e pafajshëm në bulevard, drejtësia e re ende po vonon, ose po ngurron, nuk e di, që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive, ndërkohë që dënon një zyrtare për një arke peshk në këmbim të një punësimi  të pakryer, Por për këtë mbase do flas pak më tej në një moment tjetër. Ndërsa dallimin mes qeverive e bëjnë pikërisht vendimet që ato marrin dhe punët që ato bëjnë, natyrisht me taksat që mbledhin” tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese