Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
13 °
Mër
12 °
Enj
13 °
E diel, 2 Prill, 2023

Rama me kompanitë e interesuara për ndërtimin e Portit Tregtar Porto Romano: Vendi ka nevojë për partnerë të duhur

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është pjeëmarrës në prezantimin shpjegues me përfaqësues të një numri të madh kompanish për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano.

Rama gjatë fjalës së tij është shprehur se ky projekt ka zgjuar një interes të madh dhe se kjo është e rëndësishme që vendi të ketë partner të zotë.

“Natyrisht që për ne si vend i gjithë ky është një proces i shtrirë në kohë, vijmë nga një e shkuar që nuk ka qenë aspak bujarë me ne, dhe tre dekada të rrugëtimit tonë në përpjekje për ndërtim Shqipëri moderne dhe ekonomi të hapur dhe konkurruese, mund të konsiderohet shumë por edhe shumë pak si rezultat i matjes së nivelit të eksperiencës

Eksperienca kaq shumë e nevojshme nuk është në anën tonë, i jep referuar ekselencave ndërkombëtare, dhe në këtë rast siç është kompania në fjalë që po punon me kapacitet dhe talent për t’u admiruar. Të jemi të qartë, nuk po punojnë falas, sikundër e dini që holandezët janë sa të zotë aq edhe të shtrenjtë dhe nuk ka të dytë për aftësinë e tyre për të qenë tregtues, por në fund të ditës e meritojnë atë që marrin.

Dua t’ju siguroj që ne jemi shumë të nderuar që ju kemi këtu, unë e kam para listën e kompanive, që kanë një shtrirje gjeografike mbresëlënëse, dhe 3 kompani të mbledhura këtu për të parë nga afër dhe bërë pyetjet r nevojshme një projekti si ky i yni na mbushin me optimizëm.

Të jeni të bindur se dhe pse në fund një kompani do fitojë, kjo do ndodhë si rezultat i një procesi që juve do t’ju bëjë të riktheheni në Shqipëri me më shumë siguri e respekt seç keni ardhur herën e parë”, tha Rama.

Më shumë