Hapësire reklamuese

Politikë

Rama me familjen në Shkodër, marrin pjesë në kremtimet e Karnavaleve

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ndodhet mbrëmjen e sotme në Shkodër, teksa është parë nën shoqërinë e kryebashiakut, Benet Beci.

Mesa duket kreu i qeverisë po merr pjesë në kremtimet e karnavaleve që po zhvillohen para bashkisë. Ai ndodhet edhe nën praninë e bashkëshortes dhe djalit të tij të vogël. Së bashku me Benet Beci, Rama ka parë gjithashtu nga afër godinën e kinemasë, e cila po rikonstruktohet.

Kujtojmë se Karnavalet në qytetin e Shkodrës kanë nisur ditën e djeshme dhe do të zgjasin deri më 25 Shkurt, teksa Bashkia ka premtuar se kjo festë tradicionale do të jetë njëkohësisht “si dikur e si kurrë ma parë”!

Karnavalet janë konceptuar si një një festë e madhe, që do të zgjasë tre ditë e tre netë dhe ka mbledhur jo vetëm banorët e zonës, por edhe turistët.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese