Hapësire reklamuese

Politikë

Rama: Më falni se jam i rënduar. Basha: Ky s’pastron dot hundën e tij, jo më Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama duket se ishte prekur nga virozat e stinës gjatë fjalës së tij në qytetin e Elbasanit, një detaj që nuk i ka shpëtuar as kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Teksa po fliste në “Të pastrojmë Shqipërinë”, Rama u kollit, tërhoqi disa herë hundët dhe pas një pauze të shkurtër tha “Më falni se jam pak i rënduar sot”.

Por vetëm pak minuta më pas, Basha ka dalë në një deklaratë për media me të rinjtë e FRPD-së, ku veç të tjerash ka hedhur edhe një batutë lidhur me shëndetin e kryeministrit. “Ky njeri nuk pastron dot hundët e tij, jo më të pastrojë Shqipërinë”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu