Hapësire reklamuese

Politikë

Rama me Dom Gjergj Metën në Rrëshen, inspekton kurset në shkollën profesionale

Shkruar nga Newsbomb
Rama me Dom Gjergj Metën në Rrëshen, inspekton kurset në

Kryeministri Edi Rama këtë të dielë ka vizituar një shkollë profesionale në Rrëshen e cila është realizuar nga një partneritet publik-privat me kishën.

Kreu i qeverisë shkuan se falë angazhimit të kishës katolike të Dom Gjergj Metës, është krijuar një sistem i mirëorganizuar për studimet në Hoteleri – Turizëm, Elektroteknikë, Informatikë, Shërbime Mjetesh e Transporti, Instalues Sistemesh Hidrosanitare.

I shoqëruar nga Dom Gjergj Metës, kreu i qeverisë u njoh nga afër me shkollën dhe degët e studimit ku mund të shkojnë për të studiuar vajza dhe djem nga e gjithë zona si Kurbini, Lezha, Fushë-Kruja, Mati, Kukësi, Bulqiza, Dibra.

Në shkollën profesionale ku falë angazhimit të kishës katolike dhe pasionit të admirueshëm të Dom Gjergj Metës, është krijuar një sistem i mirëorganizuar për studimet në Hoteleri – Turizëm, Elektroteknikë, Informatikë, Shërbime Mjetesh e Transporti, Instalues Sistemesh Hidrosanitare për vajza e djem nga Kurbini, Lezha, Fushë-Kruja, Mati, Kukësi, Bulqiza, Dibra dhe ku qeveria do të përfshihet në një partneritet publik-privat me kishën, me një investim të domosdoshëm për të zgjeruar kapacitetin e shkollës, si edhe për të krijuar kushte optimale jetese për nxënësit, mes hapësirave të shkollimit, studimit, edukimit fizik, argëtimit, fjetjes e ushqimit”, - shkruan Rama në Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese