Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Rama me bluzat e bardha, tregon planin e madh: Spitali Infektiv do të rindërtohet pas mbarimit të pandemisë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2cf6aab1eb5d6fbec1eaf1d0cd986596

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Spitalin Infektiv për të falenderuar mjekët dhe infermierët në punën e vështirë që kanë bërë gjatë kohës së pandemisë.

Ai tha se u është shumë mirënjohës bluzave të bardha, për sakrificën e madhe që  kanë bërë.

“U jemi jashtëzakonisht shumë mirënjohës. Tani që po dilnim na tha drejtori që Najda është futur në galeri dhe nuk del deri sa të ikë virusi. Shumë respekt profesore, shumë respekte të gjithëve. Është vërtetë një punë e jashtëzakonshme, është një sakrificë e jashtëzakonshme, ja që ndodhi ajo që ndodh njëherë në 100 vjet. Është mbi shpatullat tuaja mesa duket do ta kaloni me shumë sukses dhe do të mbetet e shënuar në karrierën tuaj profesionale si një moment heroik i jashtëzakonshëm dhe ju do jeni krenar për veten, për kolegët dhe familjen tuaj dhe Shqipëria do të jetë shumë krenare për ju”,- tha Rama.

Më tej ai zbuloi se QSUT do të rindërtohet, pas mbarimit të kësaj pandemie.

“Mesa duket kjo godinë do do e mbylli në mënyrë të lavdishme mision e vet se mbas kësaj lufte do të bëhet godina e re, apo jo”,- tha Rama.

Lajmin e konfirmoi edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Po. Ky është lajmi në fakt. Me miratimin edhe të kredisë së bankës Botërore, tashmë Infektivi është përfshirë në planin tonë për t’u rindërtuar edhe me standardet më të mira. Kështu që vitin tjetër duke shpresuar që pandemia të mos ketë këtë kurbën e madhe, patjetër që do të lehtësojë”,- tha Manastirliu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img