Hapësire reklamuese

Politikë

Rama mbyll turin në Gjirokastër, falenderime pa fund për qytetarët: S’di sa takime zhvillova

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur turin e takimeve në Gjirokastër, teksa nuk kursen falenderimet e pafundme për qytetarët e këtij qyteti.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se nga takimet po kthehet i çlodhur falë energjive pozitive që mori në këtë qytet. Në postimin e tij, kreu i qeverisë u rikujton grupit socialist të Gjirokastrës "porosinë e fundit", për të cilën nuk zbulon detaje.

Postimi i Ramës:

Nuk mbaj më mend sa takime bëmë sot në Gjirokastër, por po kthehem krejt i çlodhur falë bukurisë së një dite plot energji pozitive , falë punëve mashallah të njerëzve me turizmin, bujqësinë, artizanatin , falë punëve po ashtu mashallah të Flamurit e skuadrës së bashkisë së tij , falë komunikimeve me gjirokastritë të të gjitha moshave e shtresave , falë aq shumë simpatizantëve që na u bashkuan në takimin e madh të pasdites  falë qytetarisë gjirojastrite të mbledhur në mbrëmjen frymëzuese me Krenaritë e Komunitetit falë padyshim edhe magjisë së qytetit të gurtë dhe padiskutim grupit drejtues të gjirosocialistëve

FALEMINDERIT 

*dhe ju grupi mos harroni porosinë e fundit”

Kryeministri Edi Rama në Gjirokastër Kryeministri Edi Rama në Gjirokastër

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll