Hapësire reklamuese

Politikë

Rama mbledh sot Asamblenë e PS në Gjjirin e Lalzit

Shkruar nga Newsbomb
Rama mbledh sot Asamblenë e PS në Gjjirin e Lalzit

Ditën e sotme në Gjirin e Lalzit në Durrës do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, në kuadër të riorganizimit të strukturave të selisë rozë.

Bëhet me dije se takimi do të mbahet në një resort dhe do të nisë në orën 11.00. Kryeministri Edi Rama do të jetë personi që do mbajë fjalën i pari duke hapur kështu diskutimet në Asamble.

Fokusi në këtë takim do të jetë te rienergjizimi i partisë, korrigjimin e mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja.

Në axhendën e punimeve është parashikuar edhe miratimi I dy projekt-udhëzimeve mbi “zgjedhjet e përgjithshme në parti" dhe "Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë”.

Axhenda e plotë:

1.Fjala e Kryeministrit Rama

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korrigjimin e mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara

4.Miratimi i projekt udhëzimit "Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti"

5.Miratimi i projekt-udhëzimit "Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese