Hapësire reklamuese

Politikë

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, ja çfarë do të diskutohet

Shkruar nga Newsbomb
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, ja çfarë do të diskutohet

Kreu i qeverisë, Edi Rama ditën e sotme do të mbledhë anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Bëhet me dije se mbledhja do të mbahet pasditen e sotme në orën 17.30 dhe do të zhvillohet “online”, ku Rama do të jetë në seli bashkë me drejtuesit politikë të qarqeve.

“Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se me datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line”, thuhet në njoftimin e ndarë nga sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.

Në këtë mbledhje socialistët do të përqendrohen tek organizimi i brendshëm i PS si dhe për zgjehdjet parlamentare të 2025-ës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese