Hapësire reklamuese

Politikë

Rama mbledh qeverinë në Gjirokastër, mbërrijnë socialistët por JO ministrat e LSI-së (ZBULOHEN DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme do të zhvillojë një mbledhje me qeverinë por ka lënë jashtë kësaj mbledhjeje ministrat e LSI-së.

Sipas informacioneve, mbledhja do të zhvillohet në Gjirokastër, në sallën e Hotel “Cajupi”, në orën 17:00 nën masa të rrepta sigurie. Të parët që kanë shkuar në mbledhje janë ministrat: Saimir Tahiri, Mirela Kumbaro, Mimi Kodheli, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Bledi Çuçi, Lindita Nikolla, Ditmir Bushati, Ermonela Felaj, Ilir Beqaj, Milena Harito, Eglantina Gjermeni, Blendi Klosi si dhe zv.kryeministri Niko Peleshi. Në mbledhje do shkojnë edhe deputetë të PS-së.

 Ende është e paqartë arsyeja pse Rama ka lënë jashtë ministrat e partisë aleate duke zgjedhur të bëjë një mbledhje vetëm mes socialistësh në qeveri por me siguri, kjo do të kuptohet nga dinamika e zhvillimeve politike në vazhdim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.