Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rama mbledh grupin parlamentar të PS që në mëngjes, nga ‘llogaria’ javore te organizimi i Asamblesë (Fokusi)

Shkruar nga Newsbomb
Nje mbledhje e meparshme

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot që në mëngjes grupin parlamentar të PS.

Në fokus të diskutimeve do të jenë dy tema të rëndësishme dhe primare për PS, organizimi dhe vendosja e një date fikse për Asamblenë si dhe do të bëhet raporti javor për qarqet, i kërkuar nga Rama që në mbledhjen e parë për të evidentuar nevojat që kanë qytetarët.

Deri më tani është bërë me dije se Asambleja do të zhillohet në javën  e parë të tetorit dhe do të jetë e organizuar në 3 qarqe. Në Shkodër, në Fier dhe në Tiranë. Për të respektuar rregullat kundër Covid do të ketë një lidhje online me të treja qarqet, ku më pas do të lajmërohen vendimet që do të merren, për vijimin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në përfundim të kësaj mbledhje të grupit të PS, pritet të jepet një datë fikse në lidhje me zhvillimin e Asamblesë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll