Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Rama mbështet Kosovën, këshillon Kurtin: Dialog për zgjidhjen e problemit të reciprocitetit të targave! Serbia të bashkëpunojë dhe BE të ndërmjetësojë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama thotë se Kosova e ngre me të drejtë problemin e reciprocitetit të targave.

Në një reagim në rrjetet sociale, teksa ndodhet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në Nju Jork, Rama thotë se ky problem nuk duhet të ngrijë, ashtu siç ndodhi me tarifën 100% të vendosur nga Ramush Haradinaj.

Që të shmanget ky konflikt, Rama thotë se Kosova duhet të jetë e gatshme të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë dhe BE të ndërmjetësojë.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruan Rama në Twitter.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img