Hapësire reklamuese


Politikë

Rama mbërrin në Elbasan për Ditën e Verës, shoqërohet nga Gjiknuri dhe Kushi

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në Elbasan me rastin e Ditës së Verës.

Ai është shoqëruara nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, Sekretar i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe kryetarin e Bashkisë së Elbasanir, Gledian Llatja.

Rama është takuar me disa prej qytetarëve të cilët janë mbledhur në Elbasanit për të festuar, teksa disa e kanë ndaluar kreun e qeverisë për të bërë edhe foto.

“Kemi një proces që me rritjen e pagës minimale duhet të rrisim edhe pagat e tjera. E kemi nisur si vrima e fundit e kavallit në rajon, sot shkojmë në një pozicion edhe më të mirë në rajon. Dua të uroj pensionistët, jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’iu shpërndarë një tjetër mbështetje por sic e kemi thënë, taksa mblidhet, kësti i parë në prill e menjëherë do shikojmë sesi kryesorja në administrimin e të ardhurave, do jetë për pensionistët. Urime dhe gëzuar paçi një stinë me diell dhe dritë”, tha Rama.

Siç shihet edhe në foto e mëposhtme me qindra qytetaarë janë mbledhur në qendrën e Elbasanit. Tashmë është bërë një traditë që çdo vit për 14 mars politikanët vizitojnë qytetine  Elbasanit që është simboli i kësaj feste.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese