Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në emër të Shqipërisë në Samitin Botëror të Ndryshimeve Klimatike COP28 në Dubai.
Rama mbajti fjalën në samit, teksa përmendi edhe Lumin Vjosa, pasi është i vemi lum i egër në Evropë. Kreu i qeverisë u shpreh se këtë vit Lumi Vjosa u shpall Park Kombëtar, teksa me ironi tha se ndotësit e mëdhenj bëjnë maksimumin për të na dhënë leksione por jo për t’u ndalur vetë ndotjen e madhe në vendet e tyre.
“E megjithatë realiteti është larg zotimeve të ndërmarra. Për ta thënë sic është barra e aksionit për klimën, vijon të bjerë në mënyrë shpërpjestimore mbi shpatullat e vendeve në zhvillim, pavarësisht kontributit tonë minimal për këtë krizë, ndërkohë që ndotësit e mëdhenj bëjnë maksimumin për të na dhënë leksione por jo për t’u ndalur vetë.
Ajo çfarë ne bëjmë është ajo c’ka ne besojmë dhe jemi zotuar të ulim emetimet e gazrave serë, në nivel global në 20.9 % deri në 2030 dhe të arrijmë asnjëanësinë klimatike deri në 2050. Së dyti vendi ynë synon të bëhet lider energjetik në rajon dhe eksportues neto energjie deri në 2030.
Shqipëria ka ecur përpara me zbatimin e praktivave të zgjidhjeve në natyrë gjatë viteve të fundit. Këtë vit, Vjosa i pagëzuar lumë i fundit i egër i Evropës është shpallur park kombëtar në Shqipëri.
Ishte për të qeshur sidoqoftë se më të mëdhejt e më të pasurit që kanë zbutur te gjithë lumenjt e tyre na dhanë leksione gjatë gjithë kohës sesa e rëndësishme ishte të kishim një lum të egër në Europë.
Por skagjë, të qeshësh është mirë dhe angazhimi ynë është i fortë dhe real, ndaj ne e bëmë dhe jemi plotësisht të përkushtuar që të vazhdojmë kështu.”, tha Rama ndër të tjera.