Hapësire reklamuese

Politikë

Rama: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria mund të gjejnë zgjidhjen vetë, asgjë s’na ndan nga Konferenca e Parë Ndërqeveritare

Shkruar nga Newsbomb
Rama: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria mund të gjejnë zgjidhjen

Pas vizitës në Hungari, kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mbrëmje në Bullgari ku është pritur në takim nga homologu, Stefan Yanev.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin bullgar, Rama falenderoi shtetin bullgar që e cilëson Shqipërinë si një vend model në trajtimin e pakicave.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama u shpreh se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të dialogojnë dhe të zgjidhin çështjen që kanë mes tyre. Rama shtoi se Shqipëria ndodhet në këtë mes në mënyrë të pavullnetshme, por që po respekton dy vendet mike.

“Faleminderit që na mikpritët dhe faleminderit për frymën e bashkëbisedimit mes nesh që reflekton frymën e bashkëpunimit tonë, i cili nuk ka asnjë cen. Por faleminderit dhe për nënvizimin e faktit se Shqipëria është model për trajtimin e pakicave. Legjilacioni ynë për pakicat u ngrit në nivelin e eksëelncës në përputhje me standardet e BE. Sa herë takohem me miq nga Bullgaria e nënvizojnë faktin se pakica bullgare në Shqipëri gëzon të drejta të plota dhe ndihet në lirinë e vet për të kultivuar atë pjesë trashëgimie për të shkuar nga brezi në brez. Është shumë e rëndësishme për ne që ta shohim si çështje të zgjidhur problemin mes jush. Jemi të përfshirë në këtë gjë në mënyrë të pavullnetshme se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin për çeljen e bisedimeve. Mes dy vendeve, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ka mundësi për të intensifikuar dialogun. Kur ekziston dëshira ka zgjidhje. Dua të theksoj se Shqipëria është duke e respektuar këtë. Do të vazhdojmë të ecim së bashku me MV, por çështja është sa gjatë mund të presim. Aktualisht jemi në rregull dhe është e qartë që i kemi përmbushur kushtet dhe nuk ka gjë që na ndan nga Konferenca e Parë Ndërkombëtare. Do të respektojmë të dy vendet mike që duhet ta zgjidhin këtë. Unë besoj se kjo është diçka që duhet të zgjidhet midis dy vendeve, por nuk besoj se të tjerët mund të bëjën atë që palët duhet të bëjnë”, u shpreh Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.