Tirana
moderate rain
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
3.1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

Rama: Lumi i Valbonës nuk do të preket më nga ndotja

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se po shkojnë drejt përfundimit punimet për rrjetin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm dhe ai i kanalizimit të ujërave të zeza në grykën e Valbonës.

Rama thotë se këto investime do të sigurojnë që kaltërsia e mahnitshme e lumit të mos preket nga ndotja dhe se zona do të ketë një përparësi të plotë në zhvillimin e turizmit.

“Në grykën e VALBONËS, ku po mbështesim rritjen e kapaciteteve të turizmit malor pas ndërtimit të rrugës së re, po shkon drejt përfundimit edhe puna për rrjetin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm, si edhe rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza bashkë me impiantin e trajtimit të tyre, që do të sigurojnë mosprekjen e kaltërsisë së mahnitshme të lumit nga ndotja, ndërkohë që zona merr përparësi të plotë në zhvillimin e turizmit”, shkruan Rama.

Më shumë