Hapësire reklamuese

Social Bomb

Rama: Luli ka marrë 3 paga lufte, është njeri i punës e i zanatit

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama poston videon e një berberi në zonën e Cerrikut, si shembull për të treguar përfitimin e ndihmës financiare të qeverisë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Kamera e ERTV-së ka zgjedhur të shkojë në biznesin e berber Lulit, për të cilin Rama shkruan në rrjetet sociale se është “njeri i punës dhe i zanatit”

“Lulzim Meta është shembull i njeriut të punës e zanatit, që prej 25 vitesh mban familjen me të ardhurat nga berberania e tij në Cërrik.

Luli, siç e thërret klientela e tij besnike është një nga 5900 zanatçinjtë berberë e parukierë të vendit që deri sot kanë marrë tre paga lufte nga 26 mijë lekë, si bonus i drejtpërdrejtë financiar pas mbylljes së aktivitetit të tyre prej Covid19″, shkruan Rama. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu