Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, ka listuar të gjithë arritjet që kjo forcë politike ka shënuar gjatë qeverisjes prej 10 vitesh.
Teksa ka krahasuar zhvillimet e vendit para vitit 2013, kreu i Partisë Socialiste dhe njëherazi kryeministri i vendit tha se Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në çdo fushë. Mirëpo, më tej ai theksoi se ndonëse vendi ka arritur të përballojë të gjitha sfidat, si tërmeti, pandemia, inflacioni si pasojë e luftës Ukrainë-Rusi, apo dhe rrespekti që ka fituar nga ndërkombëtarët nuk e nxjerr nga rreziku i rikthimit mbrapa.
Prandaj i ka bërë thirrje të gjithë socialistëve, të cilët shërbejnë dhe kanë një post që të fokusohen dhe të angazhohen më tej për krijimin e garancive pa kthim dhe pa ndalin, dhe të mos kënaqen me pak.
“Dua ta besoni se për ne asgjë nga këto që u thanë dhe u panë nag mëngjesi dhe deri tani nuk mund të jetë mjaft. Ne do ndërtojmë më shumë infrastrukturë, patjetër, do ta rrisim turizmit, do bëhemi eksportues neto të energjisë, ne do të bëjmë dhe të tjerat me radhë, patjetër, por të gjitha këto nuk do ta bëjnë Shqipërinë një vend të gatshëm në BE nëse ne nuk do të kemi një drejtësi europiane dhe një mirëqeverisje europiane. As nuk do ta bëjnë këtë vend një shtet ku fryma e modernzimit të hyjë në çdo vend të tij nëse ne nuk do të guxojmë të thyejmë kornizën e procesit gradual. Dhe as nuk do ta bëjnë këtë parti një forcë qeverisëse të përkushtuar ndaj kapitalit shoqëror fitoret elektorale të radhës me disa kundërshtarë as të gjalle dhe as të vdekur të cilët, të cilat fitore aq sa vlejnë duke na dhënë mundësinë të udhëheqim vendin aq edhe mund të na ulin nivelin e kërkesës kritike duke e lënë progresin pa asnjërën nga të treja garancitë e domosdoshme sepse nëse PS nuk e ngre më lart dhe më lart kërkesën ndaj vetes përmes së cilis prej drejtuesve të saj në çdo nivel në radhë të parë nuk ka kush e bën gati Shqipërinë për në BE dhe as kush i përkushtohet kapitalit njerëzor të Shqipërisë.
Gatishmëria e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE, fuqia modernizuese dhe rritja e kapitalit njerëzor janë sot dhe jo për pak vite të tjera pasgjithshmërisht të lidhura me këtë parti. Prandaj, çdo kush që ka një detyrë nga kjo parti apo një detyrë për këtë parti duhet ti verë gishtin kokës së vet çdo dit unë ja vë dhe tja kujtojë mirë këtë fakt absolut që nëse PS ndalon ulet dhe kënaqet dhe nuk synon më lart dhe më lart garancitë mungojnë dhe progresi vihet në diskutim serioz”, tha kryeministri Edi Rama.
Pjesë nga fjala e Ramës:
E ndjera nëna ime dikur kur unë shkoja tek shpija e saj dhe më ndiqte ndnjhre ndonjë “uf buff” më thoshte ca ke i thoja u lodha. Më thoshte nuk më duket se ta ka vënë njeri me zor revolen në fyt për të të mbajtur aty. U lodhe lere. Dhe që atëhere unë nuk them më u lodha, por më vjen shumë mirë megjithëse ishte një Kongres goxha i gjatë ditë pushimi me një vakt drake në mes as ju nuk thatë u lodhëm, mbase edhe disa e menduan këtu na lodhën, por e rendësishme është që jemi të gjithë këtu për ta përmbyllur këtë ditë dhe prandaj duroni edhe fjalimin tim si zakonisht të shkurtër.
Të dashur delegatë të Kongresit, shokë shoqe, miq dhe të ftuar edhe nga jashtë vendit, por edhe nga brenda familjes tonë internacionale socialiste. Sot, kemi shpalosur ambicien dhe prioritetete tona më kryesore të zhvillimit në vijim të një përpjekje të përbashkët për ta ngjitur Shqipërinë në 2030 në majën e lartë drejt të cilës u nisëm 10 vjet më parë. Morën në kurriz një vend të zhytyr në borxhe, varfërim korrupsion në çdo qelizë, krim të organizuar por edhe krim ordiner të shtrirë në të gjithë zonat e banuara të vendit dhe në një kohë kur askush nuk e merrte seriozisht emrin Shqipëri, dhe Shqipëria goditej sa herë zihej me gojë qoftë në institucionet ndërkombëtare, qoftë në mediat e botës së lirë. Në këtë dekadë të parë të qeverisjes sonë ne kemi punaur shumë në çdo front dhe kemi luftuar me mijëra plagë të mëdha dhe të vogla të trashëguara dhe me plagët e jashtëzakonshme të fatkeqesive të reja që na spovuan njëra pas tjetrës. Një tërmet shkatërrimtar, një pandemi marramendëse, një krizë e rëndë botërore e çmimit të energjisë dhe inflacionti të luftës të cilat po ta kishin gjetur Shqipërinë në gjunjë siç ishte 10 vjet më parë do ta kishin degdisur këtë vend në një humnerë të paimagjinueshme. Pa asnjë ekzagjerim të ngjashme me humnerën e 97. Por fatmirësisht vetëm falë PS të treja furtunat dërmuese na gjetën në këmbë dhe na gjetën të gatshëm për të mbrojtur njerëzit e zakonshëm të këtij vendi me forcën dhe dinjitetin e një shteti që ende nuk ua plotëson shumë gjëra qytetarëve të tij, por ama nuk i lë vetëm kurrë në momente të vështirësive të mëdha. Parafytyrojeni sikur tërmeti të na kish gjetur me borxhet mbytëse e 2013, imagjinoni sikur pandemia të na kish gjetur me spitalet e 2013, apo pa platformën digjitale që mundësoi zbatimin e planit të karrantinës se si do të kishin shkuar gjërat. Merri me mend sikur egërsia e luftës që ngriti çmimet e energjisë në qiell të na kish gjetur me gjysmën e miletit që nuk paguante dritat dhe me kompaninë e shpërndarjes që ishte në prag të shkatërrimit përfundimtar, apo sikur infmancioni të na kish gjetur me arkën e zbarzur të vitit 2013. Sot Shqipëria është një vend krejt tjetër që çmohet botërisht sikurrë më parë për përpariemt që ka bërë, pret 10 milionë turistë, ka një monedhë kombëtare më të fortë se asnjëherë, ecën çdo ditë përpara në çdo drejtim, dhe ulet në çdo tryezë të ndërkombëtarëve jo vetëm duke dhënë respekt siç ka bërë gjithmonë por dhe duke marrë të njëjtin rrespekt siç nuk ndodhte më përpara se ne ta sillnim Shqipërinë në këtë formë dhe pozicion. Por, pas një dite të gjatë punimesh të këtij kongresi që u thanë shumë gjëra dhe pas 10 vitesh të pandalshme përballje në çdo hap me faktet e të shkaurës unë nuk dua as të përsëris ato që u thanë as tju marr më shumë kohë me ndryshimin si dita me natën, mes të sotmes dhe të djeshmes, dua të përqëndrohem vetëm në disa tema kyçe të së nesërmes për Shqipërinë shtetin dhe partinë.
Unë besoj që me gjithë vlerën e shtuar me punën e gjithanëshme që kemi bërë, Shqipëria nuk është aspak jashtë rrezikut të rikthimit mbrapa nëse ne PS nuk do të foksuohemi me gjithë forcën e ambicies te krijimi i garancive të progresit pa kthim dhe pa ndalim. Vetëm merri me mend për një moment me çfarë ju shikojnë sytë rreth e rrotull sikur ne të moo jemi këtu dhe të tjerë të jenë në vendin tonë se me çfarë shpejtësie mund të zhbëhet i gjithë ky progress prandaj na duhen 3 garanci. Një vend i gatshëm për tu anëtarësuar në BE, një shtet ku fryma e modernizimit të hyjë në të gjitha venat e organizimit të tij dhe një forcë qeverisëse e përkushtuar ndaj kapitalit të shoqërisë.
Dua ta besoni se për ne asgjë nga këto që u thanë dhe u panë nag mëngjesi dhe deri tani nuk mund të jetë mjaft. Ne do ndërtojmë më shumë infrastrukturë, patjetër, do ta rrisim turizmit, do bëhemi eksportues neto të energjisë, ne do të bëjmë dhe të tjerat me radhë, patjetër, por të gjitha këto nuk do ta bëjnë Shqipërinë një vend të gatshëm në BE nëse ne nuk do të kemi një drejtësi europiane dhe një mirëqeverisje europiane. As nuk do ta bëjnë këtë vend një shtet ku fryma e modernzimit të hyjë në çdo vend të tij nëse ne nuk do të guxojmë të thyejmë kornizën e procesit gradual. Dhe as nuk do ta bëjnë këtë parti një forcë qeverisëse të përkushtuar ndaj kapitalit shoqëror fitoret elektorale të radhës me disa kundërshtarë as të gjalle dhe as të vdekur të cilët, të cilat fitore aq sa vlejnë duke na dhënë mundësinë të udhëheqim vendin aq edhe mund të na ulin nivelin e kërkesës kritike duke e lënë progresin pa asnjërën nga të treja garancitë e domosdoshme sepse nëse PS nuk e ngre më lart dhe më lart kërkesën ndaj vetes përmes së cilis prej drejtuesve të saj në çdo nivel në radhë të parë nuk ka kush e bën gati Shqipërinë për në BE dhe as kush i përkushtohet kapitalit njerëzor të Shqipërisë.
Gatishmëria e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE, fuqia modernizuese dhe rritja e kapitalit njerëzor janë sot dhe jo për pak vite të tjera pasgjithshmërisht të lidhura me këtë parti. Prandaj, çdo kush që ka një detyrë nga kjo parti apo një detyrë për këtë parti duhet ti verë gishtin kokës së vet çdo dit unë ja vë dhe tja kujtojë mirë këtë fakt absolut që nëse PS ndalon ulet dhe kënaqet dhe nuk synon më lart dhe më lart garancitë mungojnë dhe progresi vihet në diskutim serioz