Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama kujton kompozitorin e ndjerë Agim Krajka: Therje në zemër për shuarjen e burimit të fishkëllimave…

Shkruar nga Newsbomb
Rama - Krajka

Kryeminstri Edi Rama ka kujtuar ndarjen nga jeta të kompozitorit të shquar, Agim Krajka.

Në një postim në Facebook, Kreu i Qeverisë shprehet se i ndjeri Krajka i dha emër fizarmonikës dhe se askush nga ne nuk mund të mos të ndjejë therje në zemër për humbjen e atij burimi fishkëlliamsh, siç e quan ndryshe ai.

“AGIM KRAJKA që në sytë tanë i dha emrin e tij firzamonikës, iku sot në banesën e fundit. Dibran nga rrënjët por dritën e diellit e pa në Kavajë, 84 vjet më parë, me firzamonikën e të atit pranë djepit. Ajo firzamonikë e pandarë nga kraharori u bë e pandashme nga personaliteti i tij krijues, i cili spikati me këngë të rrezikshme tingujsh të lehtë në atmosferën e rëndë të marsheve komuniste dhe me variacione marramendëse në skenat e këngës popullore.

Nuk e di nëse ka pasur një kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa Agim Krajka në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube e as telefon inteligjent, po nuk besoj të këtë ndonjë nga banorët e asaj bote që sot nuk ka ndjerë një therje në zemër për shuarjen e burimit të atyre fishkëllimave. U prehtë në paqe!”, shkruan Edi Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.