Kryeministri Edi Rama kujton sot zgjedhjet e 23 qershorit të 2013, ku shqiptarët votuan atë dhe Partinë Socialiste për të qeverisur vendin.
Rama ka postuar një foto të tij të hershme dhe ka falenderuar Shqiptarët që i besuan të ardhen e tyre Partisë Socialiste.
“Si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste të Shqipërisë🙏” shkruan kryeministri në postimin e tij.
Atë kohë fitoja e PS u quajt fitorja e “1 milion shuplakave”, pasi mbi 1 milion shqiptarë votuan majtas duke rrëzuar Sali Berishë pas 8 vitesh nga pushteti. Socialistët morën drejtimin e vendit pas 8 vitesh në opozitë, me ngjarje të rënda si “Gërdeci” apo protesta e “21 janarit” ku u vranë 4 qytetarë.
Edhe pse mori shumicën e votave, PS do t’i duhej aleanca me Lëvizjen Socialiste për Integrim për të drejtuar vendin.
Ndërkohë, Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit ka arritur të marrë edhe mandatin e tretë duke e bërë atë të vetmin kryeministër që qeverisë kaq gjatë.
Në zgjedhjet e mbajtura PS arriti të fitonte 74 manadate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3 mandate.