Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama kujtoi satelitin "Albania 1" që do të niset në Mars, Agim Xhafka ironizon me batutën epike

Shkruar nga Newsbomb
Rama kujtoi satelitin "Albania 1" që do të niset në

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish sot për satelitët gjatë prezantimit të projektit të buxhetit 2022 për ministrinë e Brendshme, duke kujtuar se sateliti i parë do të hidhet në muajin mars.

Sipas Ramës çështja e satelitëve u shoqërua me humor dhe gallatë, teksa u shpreh se nuk është keq që njerëzit të qeshin pasi iu bëhet shëndet.

“Projekti tjetër është ai i satelitëve, ju keni dëgjuar, keni parë edhe shumë gallatë dhe humor, megjithatë nuk është aspak keq që njerëzit edhe të qeshin, sepse e qeshura shëndet bëhet.

Me satelitet që do të hedhim të parin në mars do të kemi në dispozicion të institucioneve shtetërorë të dhëna reale dhe policia do të ketë të dhëna mbi ndërtimet pa leje dhe nuk do jetë më e varur nga sa mirë e bëjnë punën në terren punonjëset e policisë, që siç thashë i kanë sytë hapur dhe shkojnë sytë me hapur kur i bëjnë ndonjë familje dhe i kanë sytë mbyllur kur hidhet beton në plazh.

Ndërkohë që gjithçka do të kalojë tek një sy tjetër që është sy lart që nuk ka kushërinj, miq dhe parti, ka vetëm mbledhje dhe kalim të dhënash në duart e autoriteteve”, tha Rama.

Lidhur me këtë, gazetari Agim Xhafka ka ionizuar me deklaratën e kryeministrit përmes një batute që ka postuar në Facebook.  

“Kur flet Rama për satelitët më vjen ndér mend Calja,shoku im.Ai një mëngjes uroi Shpresën,fqinjën e tij:

-Shpresa,të të rrojë vajza!E paç me jetë dhe me fat!

-Qyqja çuno,po unë s’jam shtatzanë,-u çudit ajo.

-Nuk je,nuk je,ama një ditë do të jesh,-i tha Calja”, shkruan Xhafka.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll