Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E mërkurë, 5 Maj, 2021
spot_img

Rama kritikonte Bashën por socialistët nuk durojnë më, e presin kryeministrin në Gjirokastër me karvan makinash dhe flamuj (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Fushata e kryedemokratit Lulzim Basha është kritikuar shpesh nga kryeministri Edi Rama, pasi ky i fundit ka kritikuar kryetarin e PD se po rrezikon jetën e qytetarëve që grumbullohen në sheshet e qyteteve.

Ndryshe nga Basha, Rama e ka zhvilluar fushatën elektorale pa grumbullime të qytetarëve, ndërsa shpeshherë drejtuesit e qarqeve i kanë kërkuar që edhe PS të zhvillojë mitingje me shumë njerëz pasi mbështetësit po kërkojnë me ngulm, por kryeministri nuk ka pranuar.

Pasi kanë duruar sa kanë mundur, socialistët e Gjirokastrës e kanë “thyer” rregullin e Ramës, pasi gjatë vizitës së kryeministrit në qytetin jugor e kanë shoqëruar me karvan makinash dhe flamuj të Partisë Socialiste.

Ashtu si mbështetësit e PD, edhe socialistët kanë zhvilluar të njëjtin ritual, duke e shoqëruar kryeministrin nga hyrja e qytetit dhe deri sa Rama është larguar.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img