Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Sht
20 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama krahason veten me Bashën: Në një garë gomerësh, unë jam ai që bën punën, Luli është gomar që fle gjumë dhe humb rrugës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm


Kryeministri Edi Rama nga Kruja e ka krahasuar garën e 25 prillit mes tij dhe kryedemokratit Basha me një garë gomerësh.

Ai tha se ai është “gomari” që e bën punën, ndërsa Basha është një gomar që i lë drutë rrugës, por humbet edhe vetë.

“Këtu në Krujë është shumë interesante se një pjesë jo e vogël vazhdojnë thonë “ne jemi familje e persekutuar dhe jemi me PD”. Por pse jeni me PD? Se s’më doni mua? Se nuk doni komunistët? E para e punës, komunistin e keni në krye atje, që nuk i ndahet asaj partie dhe ka vënë një kukull që të shfaqet dhe e drejton me telekomandë nga Lalëzi.

Po kur merr gomarin për dru dhe e ngjit atje lart, e sheh nga ngjyra apo merr gomarin që ngjitet atje lart. Vota nuk është tifozllik, se jam me këtë apo kundër atij. Vota është se kush ta bën punën, kush shkon deri atje lart, ngarkon drutë dhe zbret poshtë. Mund të imagjinosh që në një garë mes 2 gomerësh, unë qenkam gomari që nuk e bën këtë punë dhe e bën Luli. Mund ta imagjinosh të marrësh një gomar që fle gjumë dhe ta çosh për drutë. S’vijnë drutë dhe humb edhe gomari”, tha Rama.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img