Hapësire reklamuese

Politikë

Rama krahason Bashën, Metën e Berishën me filmin "14 vjeç dhëndër": Luli është Gjinoja, po ai që gjuan me gurë është... (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Rama krahason Bashën, Metën e Berishën me filmin "14

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë në qytetin e Fierit arsyet se përse i duhet edhe një mandat i tretë.

Gjatë fjalës së tij, Rama e ka krahasuar opozitën me filmin "14 vjeç dhëndër", ku tha se kreu i PD-së Lulzim Basha është Gjinoja, presidenti Ilir Meta ai që gjuan me gurë dhe Sali Berisha babai i Gjinos.

Sipas Ramës, me ardhjen e tyre në pushtet, reforma e drejtësisë do të kthehej edhe njëherë nga fillimi.

"Ajo që po vjen në 25 prill është shumë e qartë, ne jemi shumica dhe do të jemi shumica. Jo sepse jemi të pagabueshëm, sepse ne përpiqemi, luftojmë, nuk flemë gjumë, nuk ndalojmë dhe në këto vite kaq të vështira kemi mundësuar një kthesë të fortë nga Shqipëria e rrumpallës.

Ka akoma plot pika ku ne duhet të ndërhymë, prandaj duhet mandati i tretë. Prandaj ne insistojmë të shkojmë përpara dhe jo të kthehemi prapa. Drejtësia nuk ka arritur në pikën ku nuk kthehet më.

Mjafton një lëkundje e fortë me 25 prill për ta rikthyer në pikën zero. Ajo që është bërë me aq shumë mund dhe që nuk mjaftin sigurisht. Drejtësia që duan shqiptarët nuk është akoma aty ku duhet.

E kundërta është e tmerrshme, duke ia rikthyer çelësat e drejtësisë Salit, Monikës, Ilirit dhe një tufe krushqish të dehur. Ata jo vetëm që nuk nxjerrin mësime, po duan të na kthejnë akoma aty ku ndodhi aksidenti.

Ai mbretëron Saliu, ai do të jetë deri sa të ketë frymë. Më thotë Luli pse merresh me mua. Me kë të merrem. Normalisht me Lulin nuk duhet të merresha fare se është një kukull, është Gjinoja që e kanë vendosur si dhëndër gjoja se po bëhet një dasëm.

Ai që gjuan me gurë atje është Iliri, ashtu siç dihet se i ati i Gjinos kërkon Marigonë. Po Marigoja është Shqipëria dhe ata e bënë copash. Ne do ta ringrejmë dhe prandaj na duhet mandati i tretë",- tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu