Hapësire reklamuese

Politikë

Rama konsultimi publik me nxënësit në shkollën “Ismail Qemali”: Dikur flisnim për muret e çara dhe xhamat e thyer, sot jemi në tjetër nivel…

Shkruar nga Newsbomb
Rama konsultimi publik me nxënësit në shkollën “Ismail

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Rinisë, Bora Muzhaqi kanë zhvilluar sot një Konsultimi publik me nxënësit dhe studentët e të gjithë Shqipërisë.

Rama me nxënësit ka folur në lidhje me shqetësimet që ata kanë në shkolla dhe gjërat që ata duan të zhvillohen më shumë në shkollë.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se dikur flisjim për mure dhe xhamat e thyera që ishin në shkollë, ndërsa tani jemi në një hap tjetër.

“Cdo gjimnaz është mirë që të ketë përfaqësuesin e vet  dhe ta avancojmë bashkëbisedim që do të vazhdojë për disa muaj. Por do ishte mirë që disa prej jush të angazhohen për ta shtrirë më tutje këtë bashkëbisedim duke u bërë vjelës të mendimeve të shokëve që nuk janë këtu, për të na i përcjellë.

Do ishte mirë që bashkëbisedimi të vazhdoj në një nivel tjetër me shkrim. Disa prej pikave më duket se janë shumë sensitive dhe të domosdoshme për tu adresuar me shpejtësi dhe në disa prej tyre më vjen mirë që ne kemi vendosur objektivat tona.

Shpresoj se nga viti i ardhshëm rrjeti i informatikës duam të jetë i plotësuar në shkollën. Tjetra është lidhur me laboratorët. Ne kemi bërë shumë investime, por ajo që më shqetëson është se në fillim blihen kompjuterat më pastaj vazhdimësia nuk garantohet.

Pjesa ekstra korikulare është ajo që më shqetëson pasi është e vogël dhe është një boshllëk i  rëndësishëm në aspektin e  formimit si qytetar dhe personalite.

Me parë flisnin për muret e çara apo xhamat e thyer e mësuesit që keqpërdoreshin politikisht sot jemi në një nivel tjetër, por tani që këto gjëra bazë janë vendosur vihen re problemet e cilësisë” tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu