Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
61 %
3.1kmh
100 %
Enj
8 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Rama konfirmon pjesëmarrjen, propozohet data e takimit PS, PD dhe LSI për ndryshimet kushtetuese

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d28ef7ea4704fbe5421ce36f003eb846

Caktohet mbledhja e radhës së Këshillit Politik, ku pritet të diskutohen ndryshimet kushtetuese lidhur me zgjedhjet, pas dakortësisë mes palëve.

Propozimi është bërë nga Damian Gjiknuri, për mbajtjen e mbledhjes ditën e hënë ose të martë, në orën 11:00, dhe nga Partia Socialiste kanë konfirmuar pjesëmarrjen si Gjiknuri dhe kryeministri Edi Rama.

Propozimi që u bë fillimisht nga presidenti Ilir Meta, u pranua nga kryeministri Rama dhe më pas nga Opozita e Bashkuar.

Nuk ka ende një konfirmim nëse në këtë mbledhje do të marrë pjesë përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari.

Palët do të ulen sërish në të njëjtën tryezë ku u vendos marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore, për të diskutuar këtë herë lidhur me dy ndryshime kushtetuese, atë të hapjes së listave dhe ndalimit të koalicioneve parazgjedhore.

Deklarata e plotë e Gjiknurit:

Sikurse jeni në dijeni, përmes Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Shqipërisë ka filluar shqyrtimin e projektligjit për ndryshime në Kodin Zgjedhor, dokument i depozituar nga një grup deputetësh të maxhorancës dhe që përmban produktin e dakordësuar në tryezën e Këshillit Politik.

Gjithashtu, paralelisht përmes Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Shqipërisë ka shqyrtuar nismën e 28 deputetëve të opozitës parlamentare të cilët propozojnë ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që lidhen me hapjen e listave zgjedhore dhe vendosjen e një pragu kombëtar.

Duke ndjekur deklarimet e opozitës jashtëparlamentare në lidhje me procesin e shqyrtimit nga Kuvendi të propozimit të deputetëve të opozitës parlamentare, për ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me vullnetin për të ballafaquar pikëpamjet tona përmes dialogut konstruktiv, ju propozoj:

Mbledhjen ditën e hënë apo të martë (përkatësisht në 20 ose 21 Korrik, sipas disponimit tuaj), ora 11:00, të një tryeze të Këshillit Politik me temë diskutimi ndryshimet e miratuara nga Komisioni i Ligjeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Duke ju informuar se në këtë mbledhje Partia Socialiste do të përfaqësohet përveçse nga unë edhe nga kryetari Rama, ju bëj me dije se në rast dëshire edhe prezenca e kryetarëve përkatës të opozitës jashtëparlamentare, do të ishte plotësisht e mirëpritur nga ana jonë.

Vendi i zhvillimit të tryezës propozoj të mbetet i njëjti në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Në pritje të përgjigjes suaj,

Faleminderit

Damian Gjiknuri

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img