Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama komunikim direkt me kryetarët e bashkive të gjelbërta: Merrni masa personalisht! Qytetarët do dalin pa leje, por brenda orarit dhe qytetit

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Rama duke biseduar me kryetaret e bashkive te gjelberta

Kryeministri Rama po komunikon live pasditen e sotme me kryebashkiakët e bashkive të gjelbërta, të cilët nga e hëna, më 27 prill, do të kenë lehtësim të levizjes për qytetarët dhe pensionistët.

Rama u kërkoi kryebashkiakëve që të angazhohen personalisht në zbatimin e masave për lehtësira në lëvizje.

“Të merrni masat dhe personalisht në krye të kësaj pune të ndiqni nga afër të gjithë zhvillimin e kësaj hapje pas një periudhe jo të vogël të mbyllur. Dua tju them se së pari që do të ketë një fashë të veçantë për pensionistët çdo mëngjes. Në këtë fashë nuk do të ketë këmbësor të tjerë, përjashto ata me autorizim për të shkuar në punë.

Duhet garanci nga ana juar që nuk do të ketë problem në zbatimin e këtij rregulli. Pastaj do ketë një pushim dhe nga ora 09.30 deri në 17.30 kushdo mund të dali. Jo vetëm një person nga familja por sa persona të duan. Madje mund të lëvizin me makinë pa autiozim brenda këtij oprari por pa dalë jashtë perimetrit të zonës së gjelbër”, trha Rama.

Rama mori një shembull paraprak të lëvizjes brenda perimetirt të një bashkie. “Për shembull, qytetarët nuk mund të hyën nga Elbasani në Librazhd ose të dalin nga Librazhdi në Elbasan. Kush thyen rregullin do të penalizohet. Ne kemi folur me drejtorin e policisë dhe do të ngrihen postblloqe për të penguar qyetarët që dalin jashtë zonës së bashkisë së tyre”, u shpreh Kryeministri.

LEXO EDHERama publikon hartën me zonat e GJELBËRTA

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.