Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
2.6kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
32 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Rama komenton për herë të parë vendimin e SHBA për Berishën: Ç’punë kemi ne si e lidh kalin PD-ja te dera e DASH-it, që të hingëllijë kali për narko-shtetin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama përsëriti dhe një herë diskursin e tij, si në ditën kur mbajti fjalën përshëndetëse pas fitores së 25 prillit.

Ai tha se Shqipëria nuk ka vend për sherre dhe shamata, madje nuk duhet të vijojë avazi i vjetër i zënkave me PD. “Çpunë kemi ne çfarë bën PD-ja?”, iu drejtua Rama socialistëve.

Ai për herë të parë foli tërthorazi për vendimin e DASH-it ndaj Berishës, duke thumbuar selinë blu, për të cilën deklaroi se ka lidhur kalin te porta e Departamentit që të “hingëllijë” kundër shtetit, “narkoshtetit” siç e quan Berisha shpeshherë kur bën akuza.

Edi Rama: Në 30 vjet kam parasysh bamin dhe bumin, hamin dhe humin. Populli pret prej 30 vitesh ta shohë Shqipërinë në maj, por nuk duhet të harxhojmë energji për bamin dhe bumin. Duhet të shmangemi kundër akuzave kur na akuzojnë. Fushata ka mbaruar dhe PS ka fituar, ne kemi fituar dhe do kemi 4 vite kohë për të bërë akoma. Duhet të bëjmë atë që kemi thënë që të fitojë Shqiëpria. Që ne të fitojmë përsëri e përsëri. Ç’na duhet ne se çfarë bën PD? Ç’punë kemi ne si si i bën ajo zgjedhjet brenda saj, se si i kremton fitoren e zgjedhjeve të lira pa u numëruar votat dhe më spa nuk njeh rezultatin kur numërohen votat. Çfarë na intereson ne se si e lidh kalin PD-ja në portën e DASH-it, që të hingëllijë kali kundër narkoshtetit dhe në sallën e Parisit që kali të dëshmojë kundër DASH-it. Ç’punë kemi ne? Çfarë të mbjellësh do korrësh thotë populli. Shqipëria veç për sherr dhe shamata s’ka kohë dhe energji për të humbur.  

Më shumë

spot_img
spot_img