Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama komenton GRATË në listën e PD-së: Janë brenda mureve, s’ka asnjë jashtë mureve, ZERO!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3348d7c5d5f23a9bbac989172f445e14

Kryeministri Edi Rama ka komentuar listën e PD-së për kandidatët për deputetë, e në veçanti përfshirjen e grave.

Sipas Ramës, në listën e PD-së nuk ka asnjë prurje të re. Përsa i përket grave të përzgjedhura nga PD për të kandiduar për deputete, Rama tha se ato janë thjesht për të plotësuar numrin e caktuar. Sipas tij, gratë e PD-së janë brenda mureve. 

“Në PD nuk ka asnjë prurje të re përveç Agron Gjekmarkaj.

Është një nga kontributet e PD-së që largon nga klubet e natës mediatike një personazh turbullues për familjes, nuk besoj se është një akt serioz she respekti për demokratët e Lezhës.

Pashë para se të vija këtu një pashë një deklaratë të një zonje që më rezulton që ishte një kandidate e  PD në Kurbin. Për kuriozitet u interesova dhe më thanë fjalë të mira.

Deklarata e saj ishte se ne gratë meqë nuk kemi vend në PD do mbështesim kandidaten e PS-së që është grua. Gratë në listën e PD-së janë për të zbatuar ligjin se duhen 1 në çdo tre. Ka një në çdo tre se nuk ti regjistron KQZ. Nuk përfaqësojnë gratë në sensin e asaj partie politike që kërkon të qeverisë.

Skam asgjë për të thënë për gratë në veçanti. Por janë brenda mureve, s’ka asnjë jashtë mureve. ZERO”,- tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img