Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Rama “kokë më kokë” me Kryemadhin, takim përmbyllës për Tiranën në një orë me LSI: Jo shi po gurë të bien nga qielli

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar mbylljen e fushatës në Tiranë pasditen e sotme.

Me anë të një postimi në rrjetet Rama ka falenderuar të gjithë patrionazhistët që kanë trokitur dhe trokasin në çdo derë dhe bëjnë thirrje për të votuar numrin 12 Partisë Socialiste.

“Shihemi sonte, në orën 6, tek sheshi i Skënderbeut, këtu në Tiranë dhe jo shi, po gurë të bien nga qielli, t’i tregojmë mbarë Shqipërisë forcën e karakterit e të pasionit tonë për Shqipërinë,” shkruan Rama në postimin e tij.

Duket se është një “përplasje” kjo mes LSI dhe PS. Pasi kretarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në të njëtën orë në 18:00 në sheshin “Nënë Tereza” do të mbyllë fushatën elektorale në Tiranë.

“Faleminderit patronazhistëve tanë dhe forca, derë më derë, çdo trokitje e juaja për 12-ën e pavarësisë, 12-ën e lindjes së Partisë Socialiste, 12-ën e yjeve të flamurit të Europës, 12-ën e aritmetikës korrekte (4×3=12😂) është një trokitje në derën e të ardhmes😍

Asnjë frikë, asnjë ngurrim, asnjë luhatje prej atyre që kanë kapur alltiet e marrëzisë që të ndalin të pandalshmen, ngjitjen e Shqipërisë në majën ku Zoti i deshi shqiptarët kur e bekoi këtë vend të vogël me dy dete, plot lumenj e liqene, maja me dëborë e fusha me diell gjatë krejt vitit🙏

Përpara me të gjithë forcën e dashurisë për gjyshet e gjyshërit, prindërit e fëmijët dhe për këtë vend ku duhet të lemë gjurmën e krenarisë sonë për emrin shqiptar🇦🇱

Shihemi sonte, në orën 6, tek sheshi i Skënderbeut, këtu në Tiranë dhe jo shi, po gurë të bien nga qielli, t’i tregojmë mbarë Shqipërisë forcën e karakterit e të pasionit tonë për Shqipërinë🤩” shkruan Rama në postimin e tij.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img