Hapësire reklamuese

Politikë

Rama "këshillon" sipërmarrësit: Nëse s'investoni ju në Shqipëri, e bën dikush tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Rama "këshillon" sipërmarrësit: Nëse

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në Samitin e Investimeve për Rajonin, një aktivitet i cili u zhvillua në Londër.

Kreu i qeverisë shqiptare, nuk mori pjesë fizikisht, mirëpo mbajti fjalën e tij online.  Kryeministri Rama e fllloi fjalën e tij duke thënë se Shqipëria është duke ndryshuar, pasi nga një vend me stigmë të pasigurt, është kthyer në një vend të cilin e kanë vizituar 10 milionë turistë. Ndër të tjera, Rama shtoi dhe arsyet se pse sipërmarrësit duhet të investojnë në vendin tonë.

“Bashkë me vendet e tjera të rajonit jemi vend i mirë për të shtuar investimet serioze. Për ti përgjigjur pyetjes pse investitorët duhet të investojnë në Shqipëri? Një përgjigje e thjeshtë është: Duhet sepse nëse nuk e bëjnë ata e bën tjetër kush”, tha kryeministri Rama, teksa u ndal edhe te sistemi i energjisë për të cilin tha se në Shqipëri çmimi nuk ka ndryshuar, ndërsa borxhi publik ka shënuar rënien historike nën 60%.

 “Unë jam veteran i këtyre formateve sepse kam qenë   i pranishëm qysh si ka lindur ky format para 10 viteve. Në 10 vite kanë ndryshuar shumë gjera, përveç sasisë dhe ngjyrës së flokëve të mi.

Rajoni po ndryshon, bota po ndryshon, Shqipëria ka ndryshuar. Nga një vend me stigmën e një vendi të pasigurt, në një vend që vitin e kaluar ka shkuar në një shifër 10 milionë turistë.

Dallimi para 10 vitesh është se resurset tona po diversifikohen me energji solare dhe energji të erës dhe sistemit jonë që ka qenë gati për tu shkatërruar për shkak se shumica e popullatës nuk paguante faturën, sot kemi një pasqyrë tjetër.  Çmimi i energjisë tonë nuk ka ndryshuar fare dhe në trendët jemi nën nivelet e rajonit dhe borxhi ynë publik ka pësuar rënie historike nën 60 % në 2023.

Bashkë me vendet e tjera të rajonit jemi vend i mirë për të shtuar investimet serioze. Për ti përgjigjur pyetjes pse investitorët duhet të investojnë në Shqipëri? Një përgjigje e thjeshtë është: Duhet sepse nëse nuk e bëjnë ata e bën tjetër kush”, tha kryeministri Rama.

LEXO EDHE: Samiti i BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor, të pranishëm Rama dhe Kurti

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese