Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Rama kërkon ndërhyrje ushtarake kundër ekstremistëve, flet edhe për reformën e re në Shqipëri (Video)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d61b26573d2a74b80593ae432bc4492a

Kryeministri Edi Rama ka folur në samitin që po zhvillohet në SHBA kundër ekstremizmit fetar, i drejtuar nga zv/presidenti amerikan, Joe Biden.  Rama është shprehur se ekstremizmi nuk luftohet lehtë dhe për këtë është e nevojshme një ndërhyrje ushtarake.

“Ekstremizmi nuk mposhtet lehtë dhe për këtë duhet të përdoret forcë ushtarake. Shqipëria ka qenë dhe do të jetë në krah të SHBA-së në çdo iniciativë ushtarake”, ka thënë kryeministri.

Më tej Rama ka folur edhe për reformën e re që do të prezantohet në Shqipëri, ku çdo i ri do të edukohet për kulturat e besimeve fetare.

“Për të mundur ideologjinë duhet të fitojmë betejen për mendjet dhe zemrat e brezit të ardhshëm, sepse vetëm  fuqia e ëndrrave të tyre realizon ndryshimin e realitetit. Ne në Shqipëri do të prezantojmë në ditët e ardhshme reforma për të garantuar që çdo fëmijë edukohet me një qendrim mendjehapur ndaj besimeve, kulturave dhe të kaluarave të ndryshme. Ne kemi nevojë për koalicionin e ushtrive por kemi nevojë edhe për koalicionin e ndjenjave. Ne kemi nevojë për komunitete që nuk ofendohet nga besimi i të tjerëve”, tha Rama.

Në samit marrin pjesë më shumë se 100 lider nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Kosovën. 

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit, Rama ka reaguar në twitter duke shkruajtur se: “Krenar për përzgjedhjen që Presidenti Obama i bëri Shqipërisë për të folur në samitin e organizuar prej tij në kuadër të sesionit të OKB.”

Lexo edhe: Kosova përplas SHBA-Rusi, akuza: OKB është nën komandën e Obamës

{mp4}21948{/mp4}

Më shumë

spot_img
spot_img