Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Rama kërkoi përjashtimin e tij nga PS, ambasadorja franceze takon në Vlorë, Dritan Lelin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

62be9ed1b3933e1fab7102456c7c6ff8

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq ditën e sotme ka udhëtuar drejt Vlorës, ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë Dritan Leli dhe prefektin e rajonit të Vlorës Flamur Mamaj.

Takimi është bërë në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit të mbrojtjes midis Francës dhe Shqipërisë, mbështetja dhe ngritja e ndihmës metropolitane Loire, e cila është e para Marinë e huaj që ka bërë një ndalesë në portin e Vlorës, që nga fillimi i pandemisë.

Anija është komanduar nga Toger Komandanti Thomas Chaboud dhe me 25 anëtarë të ekuipazhit, Loire.

“Loire” përfitoi nga ky mision për të kryer një stërvitje të përbashkët me patrulluesin Butrint, të Flotës Shqiptare, pranë ishullit të Sazanit.

Edhe pse kryeministri Edi Rama ka kërkuar largimin e tij nga PS, ambasadorët vijojnë takimet me të.

Kujtojmë që dje Leli ka marrë një mesazh falenderues nga ambasada e SHBA për bashkëpunimin mes të dyja palëve.

Ky falenderim erdhi pak ditë pasi kryeministri Edi Rama e ftoi Lelin për të qenë pjesë në listat e PS, por kryebashkiaku nuk pranoi ftesën duke preferuar të qëndrojë në krye të bashkisë së Vlorës.

Pas refuzimit të Lelit për të kandiduar nën siglën e PS, Edi Rama me anë të një letre drejtuar anëtarësisë së PS, kërkoi përjashtimin e Dritan Lelit nga fushata e Partisë Socialiste.

Më shumë

spot_img
spot_img