Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Rama ‘kërcënoi’ ndërtuesit, PD denoncon shtesën në mes të Tiranës:  Le ta nisë ndëshkimin nga miqtë, ish-deputetët dhe deputetët e tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c0f80aa33ad2894634e3c48f4f18738a

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi ka paralajmëruar se do të merren masa për të gjithë ndërtuesit që abuzojnë me lejet e ndërtimit dhe ata që abuzojmë me dhënien e lejeve, masë e cila vjen pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Partia Demokratike e cila akuzon kryeministrin si personin që ka betonizuar vendin dhe më pas pasuesit e tij. Në një deklaratë ish-deputetja e PD Orjola Pampuri ka denoncuar një shtesë që sipas saj vijon punimet në mes të ditës në qendër të Tiranës dhe është në pronësi të mikut të kryeministrit.

Ndërkaq Pampuri thotë se Rama punon me dy standarde, pasi sipas saj kërkon të ndëshkojë qytetarët e thjeshtë, ndërsa nga ana tjetër mban dhe mbështet ndërtuesit që janë klientët e tij.

“Edi Rama le ta nisë ndëshkimin nga Sadri Abazi, le ta nisë ndëshkimin nga Tom Doshi, bnga Jurgis Çyrbja, le ta nisë ndëshkimin nga miqtë, ish-deputetët, deputetët e tij dhe nga oligarkët me të cilët ndan paratë nga mëngjesi në darkë”, thuhet ndër të tjera ish-deputetja në deklaratën e saj.

Deklarata e Orjola Pampurit:

Në qendër të Tiranës, në këtë ndërtesë, po ndërtohet një shtesë në kat të fundit. As më pak e as më shumë është shtesa, të cilën po e ndërton vetë miku i tij, ish-deputeti i Partisë Socialiste.

Edi Rama sot deklaroi që do të ketë ndëshkim për të gjithë ata ndërtues të cilët ndërtojnë shtesa pa leje. Por së pari le ta nisë ndëshkimin me ata të cilët japin lejet e ndërtimit, nga ata të cilët lejojnë këtë katrahurë që ka ndodhur në Tiranë.

Këtë katrahurë në Tiranë e ka sjellë Edi Rama për 11 vjet kryetar Bashkie dhe tani, pasuesi i tij Erjon Veliaj, të cilët japin lejet e shkatërrimit që kanë bërë të mundur betonizimin e Tiranës.

Edi Rama për 11 vite kryetar Bashkie, sipas raportit të OSBE-së, vuri 200 milionë euro, Erjon Veliaj është ai i cili ka dhënë lejen e ndërtimit të kësaj shtese, mbi këtë pallat dhe Edi Rama nga foltorja e parlamentit deklaroi sot se do të ketë ndëshkim për të gjithë ata ndërtues që japin leje për shtesat e pallateve. Le ta nisë nga kjo shtesë që është dhënë këtu, i është dhënë klientit të tij, ish-deputetit, mikut të tij.

Edi Rama punon me dy standarde nga njëra anë kërkon të ndëshkojë ata të cilët janë qytetarë të thjeshtë, ndërtues të cilët nuk kanë lidhje me të, dhe nga ana tjetër mban dhe mbështet ndërgtuesit që janë klientët e tij, ata me të cilët ndan paratë dhe mbështetës të tij.

Edi Rama le ta nisë ndëshkimin nga Sadri Abazi, le ta nisë ndëshkimin nga Tom Doshi, bnga Jurgis Çyrbja, le ta nisë ndëshkimin nga miqtë, ish-deputetët, deputetët e tij dhe nga oligarkët me të cilët ndan paratë nga mëngjesi në darkë.

Ftoj Edi Ramën dhe zyrtarët e korruptuar të policisë bashkiake, të ALUIZNI-t, së bashku me shkatërruesin e Tiranës Erjon Veliaj, bashkë me Edi Ramën shkatërruesin e Tiranës si kryetar Bashkie i cili betonizoi Tiranën, ta nisin këtu ndëshkimin, nga kjo shtesë, e cila sot vijon punimet në mes të ditës.

Edi Rama nise që këtu, jo nga hallexhinj, që nuk i mbështete kurrë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img