Hapësire reklamuese

Politikë

Rama: Kemi humbur shumë terren në luftën diplomatike e politike me Serbinë, “nuk peshojmë” te ndërkombëtarët

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se faktori shqiptar ka humbur shumë terren në luftën politike dhe diplomatike me Serbinë.

Rama tha se fajtor është politika si në Kosovë dhe Shqipëri, që është ndarë në “tradhëtarë” dhe “patriotë”, edhe pse në çështjen e dialogut me Serbinë duhej të ishte e bashkuar.

Kreu i qeverisë tha se kjo ka dëmtuar imazhin shqiptar ndërkombëtarisht, transmeton newsbomb.al.

“Ne kemi humbur shumë terren në luftën diplomatike, politike me Serbinë, e kemi humbur këtë terren duke e kthyer temën e strategjisë dhe qasjes në këtë fushë-beteje ku ne jemi të gjithë bashkë, në një mekanizëm që është kthyer në mekanizmin bazë politik. Dhe ndasia e madhe që thellohet, kush janë tradhëtarët e patriotët, na ka dëmtuar imazhin ndërkombëtarisht. Tani u bënë 7 vjet që unë takohem në mënyrë sistematike me autoritetet kryesore të komunitetit ndërkombëtar, dhe unë e shoh ndryshimin. Nuk peshojmë mjaftueshmërisht kur vjen puna te Kosova, siç peshonim më parë. Jo për meritën e Sali Berishës, por për meritën e liderave në Kosovë,” u shpreh ndër të tjera Rama në emisionin “Rubikon”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll