Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Rama: Kam 20 vjet që jam për shembjen e Teatrit Kombëtar, ata që janë mbledhur tani aty kanë thyer të gjitha rregullat…

spot_img

Lajme të ngjashëm

a395153303dfba5b2208ed8d02fa4e23

Kryeministri Edi Rama thotë se prej 20 vitesh, nuk ka ndryshuar mendim dhe është për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Rama tha se “nuk i ka kaluar Bashkisë së Tiranës pataten e nxehtë”, por i ka kaluar pronësinë e Teatrit për ta ndërtuar, e jo për ta shkatërruar.

Më tej Rama tha se protestuesit aktivistë, aktorë e politikanë që janë mbledhur në ambientete pranë Teatrit Kombëtar, janë duke shkelur rregullat ndaj koronavirusit.

“Kjo është një temë e ezauruar. Për mua është një temë që ka shumë vite, 20 vjet, qëndrimi im është i njohur prej 20 vjetesh. Dhe nuk besoj që të ketë pasur proces më të gjatë të debatit lidhur me këtë temë. Ky është një atribut ekskluziv i pushtetit ekzekutiv. Dhe kthimi i një teme me karakter urbanistik dhe zhvillimor në një temë politike…

Unë nuk kam qenë asnjëherë me një bindje tjetër qysh prej 20 vjetesh. Ka një proces që zhvillohet sipas ligjit, dhe Bashkia e Tiranës është edhe agjencia që do të ekzekutojë tashmë projektin. Ne nuk i kemi thënë Bashkisë merre e prishë, i kemi thënë merre e ndërtojë.

Lufta sot në Shqipëri është në spital. Lufta sot është për të mbrojtur shëndetin, që do të thotë një thirrje e tillë për të marrë në qafë njerëz, për të bërë gjeste patetike që nuk kanë lidhje me asnjë proces demokratik… Pas shpinës tuaj unë nuk shoh një aleancë për teatrin, shoh një grup njerëzish që kanë thyer të gjitha rregullat sot të ditës aktuale, që kanë vënë në rrezik veten dhe njerëzit e tjerë. Në kushtet kur është rreptësisht e ndaluar që të bëhen mbledhje dhe protesta”, u shpreh Rama në emisionin “Opinion”.

Më shumë

spot_img