Hapësire reklamuese

Politikë

Rama ka një yll në ngjitje në Qeverinë e tij: Ja ministrja e përzgjedhur nga Kryeministri

Shkruar nga Newsbomb
Rama ka një yll në ngjitje në Qeverinë e tij: Ja ministrja e

Kryeministri Rama ka mbledhur sot ministrat e kabinetit dhe ka prezantuar paketën e re të Prokurimeve Publike. Ai ua ka bërë të qartë “të vetëve” se kush nuk zbaton rekomandimet për tenderat do të përfundojë në SPAK, madje dhe materialet do i dërgojë vetë Rama në Prokurori.

Mes ministrave ishte dhe një që u lavdëruar publikisht nga Rama. Edhe pse nuk ia përmendi emrin, ai foli me superlativa për ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, duke e quajtur Ministrinë që ajo drejton një shembull suksesi.

“Me ligjin e ri, titullarët e autoriteteve kontraktore janë përgjegjës direkt për menaxhimin e fondeve.

Ministritë kanë shembullin më domethënës të sukesit. Falë angazhimit të ministrave personalisht, ku së bashku kemi vendosur që procedurat me negociim, pa tender fare, që ishin një lukuni e ardhur nga shpellat e të kaluar, të ktheheshin në histori. Ia kemi dalë në mënyrë mbreslënëse.

E them këtë sepse kjo tregon që ku ka vullnet, ka rezultat. Edhe aty ku duket sikur janë të gjithë argumetat që rezultati të mos kërkohet se nuk arrihet”, tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu