Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
55 %
1.5kmh
75 %
Sht
15 °
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

‘Rama ka kaluar kohë në Dhërmi me banditë dhe kriminelë’, Basha-gazetarit: I di ti shumë mirë, ai ka pasionet e tij të dokumentuara edhe nga prokuroria

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

eb4b31b863c80552d13f284c73c33a1f

Kreu i Partisë Dmeokratike Lulzim Basha i është rikthyer edhe njëherë deklaratës së tij për kryeministrin Rama, ku shprehej se ky i fundit i kishte kaluar pushimet verore në Dhërmi i shoqëruar nga banditë dhe kriminelë.

I pyetur nga agzetari Çim Peka nëse ka emra për këta kriminelë, ai ka thënë se edhe gazetari i di shumë mirë, ndërsa ka shtuar se ky është passion i Ramës që të shoqërohet me këta persona.

Basha: Kur bota përgatitej për valën e dytë, ky bënte pushime. Një muaj e gjysmë në Dhërmi, hante e pinte atje me oligarkë, me banditë dhe me sheikë në vend që të merrte masa.

Peka: E keni thënë edhe njëherë te Fevziu. Rama ka kaluar kohë në Dhërmi me banditë dhe kriminelë. Keni emra për këtë?

Basha: I di ti shumë mirë, disa mi ke thënë edhe ti, por s’është kjo tema e emisionit sot.

Peka: Sot është cdo temë cdo akuzë që lëshoni ju.

Basha: Siç e kam unë pasion për të ndenjur me njerëz të ditur, ai ka pasionet e tij që i ka dokumentuar edhe BILD dhe prokuroria anti-mafia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img