Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Rama jep lajmin e mirë: Së shpejti fillon investimi në pistën e aeroportit të Rinasit, do të ulen edhe avionët e mëdhenj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë nga Durrësi, pasi tha se së shpejti do të fillojë investimi në pistën e aeroportit të Rinasit, ku do të kenë mundësi të ulen edhe avionët e mëdhenj, që deri më sot e kanë të pamundur.

Rama tha se në program është edhe vendosja e linjës Shqipëi-SHBA me “Air Albania”, ndaj investimi në pistë do të fillojë shumë shpejt.

“Dje kur erdha nga Turqia, patëm një problem me avionin, pasi u anullua ardhja e avionit që do të binte vaksinat sepse pista nuk e përballon një kategori të caktuar të avionëve. Një nga arsyet pse jam shumë optimist për kalimin e përgjegjësisë në një palë duar shqiptare, është sepse të gjitha pikat e parashikuara më parë në kontratë, janë sot të vëna në rendin e ditës dhe nuk kemi të bëjmë me një kinez që s’di ta kërkosh e ku ta kapësh. Kemi të bëjmë me një kompani shqiptare që është shumë më e mundur për t’i kërkuar llogari për interesat publike dhe qytetare. Investimi në pistë do të fillojë shumë shpejt sepse edhe ne kemi programin e vendosjes së linjës me SHBA të “Air Albania”, tha Rama.


Më shumë

spot_img
spot_img