Hapësire reklamuese

Politikë

Rama jep lajmin e mirë: Përfundon raundi i parë i negociatave për marrëveshjen e pensioneve me Kroacinë

Shkruar nga Newsbomb
Rama jep lajmin e mirë: Përfundon raundi i parë i negociatave

Kryeministri Edi Rama njofton se ka përfunduar randi i parë i negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Rama me anë të një psotimi në rrjetet sociale bën me dije se pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

“? LAJM I MIRË ?????Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore✍️

Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrveshjen. Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës?” shkruan Rama në postimin e tij.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu