Hapësire reklamuese

Politikë

Rama jep lajmin e mirë: Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj

Shkruar nga Newsbomb
Rama jep lajmin e mirë: Nis programi i kredive të lehtësuara

Ka nisur programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj. Lajmi i mirë është bërë i ditur sot nga kryeministri Edi Rama.

Ai sqaron më tej se e-Albania ofron shërbimin për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive.

“LAJM I MIRË

NIS PROGRAMI I KREDIVE TË LEHTËSUARA PËR MJEKËT, POLICËT DHE USHTARAKËT E RINJ

e-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive

Hapat e thjeshtë të aplikimit në e-Albania në 30 ditët e ardhshme mundësojnë një proces të shpejtë e transparent për aksesin në këtë program të ri”, shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese