Hapësire reklamuese

Politikë

Rama jep lajmin e mirë: Nga 1 tetori hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës

Shkruar nga Newsbomb
Rama jep lajmin e mirë: Nga 1 tetori hyn në fuqi Marrëveshja

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se duke filluar nga data 1 tetor do të hyjë në fuqi marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Lajmin e mirë kryeministri Rama e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku ndër të tjera ka theksuar se përmes kësaj marrëveshje qytetarët e dy vendeve do të gëzojnë të drejtën për përfitime të plota të kontributeve të tyre.

Në fund të postimit të tij, kryeministri Rama shton se shumë shpejt do të bëhet edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë. Ditën e djeshme, teksa ndodhej në Itali, kryeministri Rama u shpreh se gjatë takimit me zv.kryeministrin italian, përveç diskutimeve lidhur me investimet në sektorin e bujqësisë, energjisë dhe infrastrukturës, u tha edhe se marrëveshja për njohjen e pensioneve të shqiptarëve të cilët prej shumë vitesh punojnë dhe kontribuopjë në Itali është drejt përfundimit.

“LAJM I MIRË

Në datën 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës

Kjo marrëveshje do t'u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre

*Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë” , shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese