Hapësire reklamuese

Politikë

Rama jep lajmin e mirë: Më shumë se 19 mijë bebe morën bonusin prej 400 mijë lekësh në gjysmën e parë të vitit

Shkruar nga Newsbomb
Rama jep lajmin e mirë: Më shumë se 19 mijë bebe morën

Më shumë se 19 mijë bebe që lindën në gjysmën e parë të këtij viti, iu dha bonusi prej 400 mijë lekësh, një mbështetje financiare nga qeveria.   

Kjo u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se qeveria ka vendosur që të çojë përpara këtë program për çdo të porsalindur.

Ndërsa për fëmijën e dytë në familje qeveria ka vendosur bonusin prej 800 mijë lekësh dhe për fëmijën e tretë, bosnusin prej 120.000 mijë lekësh.

“Më shumë se 19 mijë fëmijë që erdhën në jetë në gjysmën e parë të këtij viti, bashkë me gëzimin për familjet e tyre, kanë çuar në shtëpi bonusin e bebes, një mbështetje financiare e qeverisë

40,000 lekë për fëmijën e parë

80,000 lekë për fëmijën e dytë

120,000 lekë për fëmijën e tretë e në vijim

Jemi të vendosur të çojmë përpara këtë program universal për çdo të porsalindur, nga i cili kanë përfituar nga Janari 2019, plot 134,800 fëmijë”, shkruan Edi Rama.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll