Hapësire reklamuese

Politikë

Rama jep lajmin e mirë, kategoritë që do marrin shpërblim për fundvit

Shkruar nga Newsbomb
Rama jep lajmin e mirë, kategoritë që do marrin shpërblim

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me lajmin e mirë për efektivët e Forcave të Armatosura dhe zjarrfikësit.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri Rama ka bërë me dije se 586 punonjësit e shërbimit të zjarrfikëses do të marrin këtë fundvit një pagë shtesë si shpërblim, ndërsa dy paga shtese do të marrin 38 efektivët e Forcae të Armatosura të cilët shkuan në Greqi ku dhe u angazhuan dhe ndihmuan shtetin fqinj për situatën e zjarreve.

“MIRËMËNGJES      

dhe me lajmin e mirë se këtë fundvit do të japim një pagë shtesë si shpërblim të veçantë për 586 punonjësit e shërbimit zjarrfikës, si dhe dy paga shtesë për 38 efektivët e Forcave të Armatosura të angazhuar në misionin e ndihmës po për zjarret në shtetin fqinj të Greqisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese