Hapësire reklamuese

Politikë

Rama jep lajmin e mirë: Do t’i heqim plotësisht tarifat doganore me Kosovën

Shkruar nga Newsbomb
Rama jep lajmin e mirë: Do t’i heqim plotësisht tarifat doganore

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë ditën e sotme ka bërë me dije se tarifat doganore të Shqipërisë me Kosovën do të hiqen, duke filluar me ato bujqësore.

Rama ka kërkuar që edhe qeveria e Kosovës të ndërmarrë një hap të tillë.

”Ne kemi bërë një plan që do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën, do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që që të bëhet bilaterale me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë, ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar. Kështu ne do t’i heqim tarifat për gjithë çfarëdo vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri”, ka thënë Rama.

Anasjelltas duhet ta bëjë qeveria e Kosovës por nëse qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithësesi. Sepse ne nuk duam që ta kemi pa tarifa për Ballkanin e Hapur e mos ta kemi me Kosovën, është e pakuptimtë”, tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese