Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmine mirë se brenda 10 ditëe do të vijnë 50 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik”.
Ai thotë se është arritur marrëveshja, ndërsa shton se këtë luftë do ta fitojmë me forcën e karakterit e të kembënguljes.
“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjelllë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve.
Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet”, shkruan Rama.