122 familje të fshatit Bubq ditën e nesërme do të marrin çelësat e banesave të reja, të cilat u rindërtuan pas shembjes nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit. Lajmi i mirë është bërë me dije mbrëmjen e sotme nga kryeministri Edi Rama.
“Ky fshati quhet Bubq dhe nesër pret rikthimin e 122 familjeve, të cilat humbën gjithçka prej tërmetit”, shkruan Rama.
Më herët Rama ishte i pranishëm në dhurimin e banesave të reja për 500 familje të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit në Laç, ku u shpreh se banorët tashmë janë automatikisht pronarë të këtyre shtëpive.