Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

RAMA jep LAJMIN e madh: Të gjithë të prekurit do të strehohen në hotele, ushqim e kushte optimale edhe gjatë festave të fundvitit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

49aed31c3363bbb22889f24522f381e4

Kryeministri Rama jep një lajm të madh për të gjithë personat e prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e sotëm, me viktima, të lënduar e dëme të shumta në pallate e subjekte të ndryshme.

Kryeministri shprehet se qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre.

“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale”, shkruan Rama, ndërsa shpërndan dhe foto nga takimi me ministrat e kryebashkiakët socialistë.

Ndërkohë, siç shihet dhe nga fotot, edhe hoteli ku Rama ka zgjedhur të mbajë takimin ka pësuar dëme nga tërmeti, në muret anësore dhe orenditë e brendshme. Deri tani raportohet për 21 viktima nga tërmeti e qindra të lënduar.

78648993_10157196363316523_6478336924766437376_n.jpg78254294_10157196363131523_2408978698842669056_n.jpg78951930_10157196363116523_5046478850725249024_n.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img