Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Rama jep alarmin dhe fajëson opozitën: Shifrat në Tiranë nuk po flasin mirë! Shfaqjet politike dhe mbledhja e firmave për teatrin…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

60edc49e9824c96ac9e5013cc9e96237

Kryeministri Edi Rama jep alarmin për rritjen e papritur të shifrave me koronavirus, veçanërisht në Tiranë ditën e fundit, dhe drejton gishtin nga opozita.

Në një komunikim të fundit vetëm për koronavirusin, kryeministri Rama tha se “Shfaqjet politike pa masa mbrojtëse” si dhe nisma e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për mbledhjen e firmave në të gjithë vendin, janë “lojë me zjarrin dhe me shëndetin e popullit”.

Rama kërkoi nga qytetarët të tregohen të përgjegjshëm dhe të ruajnë shëndetin e tyre, pasi siç tha ai “pasojat dhe nervozizmat” do të kalojnë, por me shëndetin “nuk luhet”.

“Ju lutem dëgjojeni mirë, armiku as ka ikur dhe as nuk është zhdukur. Numrat në Tiranë nuk po flasin mirë. Shfaqjet politike në Tiranë pa masa mbrojtëse, papërgjegjshmëri dhe në rastin më të keq dritshkurtësi, sa për të mbledhur firma vetëdiskretituese që janë në funksion të një partie të re, po luhet në fakt me zjarrin dhe me shëndetin e popullit. Bëni kujdes o njerëz, kujdes, kujdes, kujdes, se nuk ju vjen asnjë e keqe nga kujdesi. Pasojat do t’i kalojmë, edhe nervozizmat, por me shëndetin nuk luhet,” tha Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img